Maqedoni
Analistët për marrëveshjen e Përzhinës, mungon vullneti politik për zbatimin e saj në tërësi
29.11.2015 15:02
Marrveshja e përzhinës akoma gjindet në një situate të keqe sepse mungon vullneti politik për respektimin dhe zbatimin e saj në tërësi...

Kështu vlerson analisti politik Ibrahim Mehmeti sipas të cilit fal presionit nderkombetar mund të flasim per marrveshjen teknike e cila nuk zgjidhi por vetem neutralizoj kaosin politik, pasi që edhe përkundër arritjes së marrvëeshjeve për një numër të madhë të çëshjteve, zbatimi i tyre vështirsohet.
"Ne e shohim që përkundër respektimit formal të themi të hapave që duheshte të realizohen, cilësia ose atmosfera e komponimit të ri të qeveris nuk është ajo që duhet të jetë sepse roli I kësaj qeverie është që të organizoj zgjedhje të parakohshme dmth të bëjë ndryshimet e domosdoshme ose eventualisht të bëjë ndonjë rikonfigurim të procesit zgjedhor dhe nëse nuk ka besim në vetë qeverin atëherë mund të ketë pasoja negative në procesin e zgjedhjeve", shprehet analisti Ibrahim Mehmeti.
Saj përket çështjes së medias, Mehmeti thotë se perderi sa gazetarët janë të përçar normalisht që të tjerët do të sjellin vendime për punën e mediave.
"Çështja e gazetarëve dhe mediave në maqedoni është shumë komplekse dhe problematike, por nje prej arsyeve pse puna qëndron kështu është se egziston një dezorganizim shum I madh vetë profesionit dhe sferës mediale në përgjithsi, egziston një përçarje shumë e thellë dhe munges e kumunikimt ndërmjet tyre qoft edhe për çështje të përbashkëta dhe kjo munges I krijon hapsir faktorit tjer të ndërhyn në rregullimin e punës së mediave dhe kjo gjithsesi do të mund të dal jo e favorshme për mediat. Ata vetë duhet të përkujdesen që kjo mos të ndodh", shprehet analisti Ibrahim Mehmeti.
Edhe pse janë tejkaluar thuaj se të gjitha afatet kohore të parpara në Marrëveshjen e përzhinës Mehmeti thotë se tani më shumë pak rëndësi kanë afatet sepse koha e zgjedhjeve po afrohen dhe të gjitha palët janë të vetëdishme se kësaj nuk mund ti ikin.
SANIJE KASAMI
