Ekonomi
Iplementimi i standardeve europiane, rruga për biznes të sukseshëm
29.11.2015 15:05
Impelementimi i standarteve evropiane në tregun vendas është i domosdoshëm për të lehtësuar të bërit biznes në Maqedoni, apo për të përmirësuar ambientin e biznesit, vlerësojnë afaristët...

Ne kete vije eshte edhe vleresimi I biznesmenit Xhemail Dauti I cili per programin tone thekson qe dhe pse është bërë përparim në lidhje me përmirësimin e kushteve për të bërë biznes, megjithate kompanitë dhe biznesmenët shpesh here po përballen me kufizime.
Ai gjithashtu konsideron se duhet pasur liri më të madhe të lëvizjes së njerëzve, mallrave si dhe te kapitalit.
“Ka shumë punë për tu bërë në Maqedoni në ndryshimin e ambientit për të bërë biznes. Komform asaj, ka shumë punë, jo vetëm që të rregullohet ambienti i biznesit, legjislacioni dhe çështja e infrastruktures dhe ligji që ngërthejne dhe prekin biznesin, por harmonizimi dhe sidomos implementimi I standartenve evropiane në tregun e Maqedonisë. Pa krijimin e një lirie të plotë totale të lëvizjes së njerëzve, kapitalit dhe mallit në Maqedonia, të bërit biznes në maqedoni është e vështirë”, shprehet afaristi Xhemail Dauti.
Dauti si një nga themeluesit e OEMVP-së, thotë se bizensi shqiptar ka shënuar një përparim të madh që nga themelimi i këtij institucioni, I cili shenoi 10 vjetorin e funksionimit. Sipas tij në të ardhmen Oda do të përgatise edhe një studim me të cilin do të ndihmoje bizneset ne vend.
“Oda do të krijoj një studim dhe një platforme ku do tu jep kahje edhe suport bizneseve se nga duhet të shkojnë duke pasur parasysh përparësitë komparative të Maqedonisë, situatën gjeopolitike të, pozicionet gjeopolitike te saj, aty do të jep edhe kahje për strukturimet e bizneseve në Maqedoni”, shprehet afaristi Xhemail Dauti.
Ditë më pare ministri i ekonomisë Bekim Neziri kishte thënë se qarkullimi vjetor i top 100 kompanive shqiptare arrin në 600 milion euro, që e bën të ze vendin e rëndësishëm në ekonominë e Maqedonisë.
ERSAN PAJAZITI
