Maqedoni

Dibër: Intensifikohen aktivitetet në infrastrukturë

29.11.2015 15:09

Proektet e nisura në qytet nga kreu I Dibrës Ruzhdi Lata shënojnë nismën e proekteve të qëndrueshme e të integruara në shoqëri...

Proektet e nisura në qytet nga kreu I Dibrës Ruzhdi Lata  shënojnë nismën  e proekteve të qëndrueshme e të integruara në shoqëri, është fjala këtu për proektin e ndërtimit të shëtitores së qendrës së qytetit ku gjatë ndërtimit të shëitores është vënë në pah gërshetimi i planit të vjetër me atë modern e bashkëkohor.  
 
Janë 5000 mijë meter katror pllaka  të cilat rikonstruuan  shëtitoren e dibrës, fillimisht nisi Rindërtimi i objekteve infastrukturore nga Ujësjellësi -Kanalaizimi fekal dhe atmosferik -Rrjeti i elektrifikimit -Rrjeti telefonik, Rindërtimi i ndriçimit publik. Vendosja e paisjeve  urbanistike dhe Mbjellja e drunjve dekorativ.
 
Punimet e këtij proekti sipas proektuesve ishte paraparë që të kushtojë mbi 1 milion e gjysëm euro, ndërsa me angazhimin e të parit të dibrës Lata ky proekt me mjete të paguara nga komuna është realizuar me rreth 400 mijë euro, puna tjetër është vullnetare dhe donacion nga qytetarët dibran dhe mërgimtarët.
 
Rindërtimi dhe rregullimi i shëtitores duke e pllakezuar me pllaka gurri arin në një gjatësi prej 270 m, ndërkaq gjëresia e saj është 13 deri në 18 metra kjo rruge tanimë është me  një korsi kalimi dhe me një drejtim. 
 
Punimet në infrastrukturën e dibrës nuk përfundojnë këtu, por ritet intenziteti I aktiviteteve aktualisht është duke u elektrifikuar rruga e bregut të liqenit të dibrës dhe vënja e tubave për mbledhjen e ujrave atmosferik në rrugën tet shtatori pas saj fillojnë punimet edhe në ndërtimin e dy trotuareve nga rrethjorja e Komunës deri tek shëtitorja e sapo rregulluar.
 
ATLI DEMA