Futboll

Barazojnë Shkëndija e Shkupi, humb Renova

29.11.2015 17:08

U zhvilluan sot ndeshjet e xhiros së 16-të në kuadër të Ligës së parë futbollistike në vendin tonë dhe të njejtat nuk kaluan edhe aq mirë për skuadrat tona...

Dështimi më I madh erdhi nga Shkëndija e Tetovës, që edhe në ndeshjen e tretë të njëpasnjëshmë në kampionat, nuk arriti të arkivoj tri pikë, tani duke barazuar me Rabotniçkin.
 
Në cilësinë e nikoqirit, barazoi edhe Shkupi, që para tifozëve të vet nuk ia doli të kaloj Sileksin, ndërsa Renova, ndaj kampionit dhe liderit Vardarit, arriti të rezistoj vetëm në pjesën e parë.
 
KAMPIONATI FUTBOLLISTIK
Liga e parë – java e 16-të
Shkëndija – Rabotniçki 1:1
Shkupi – Sileksi 0:0
Vardari – Renova 2:0
Metalurgu – Turnova 2:2
Mlladosti – Bregallnica 1:4
 
Renditja:
1. Vardari 39
2. Shkëndija 35
3. Sileksi 23
4. Rabotniçki 22
5. Shkupi 21
6. Renova 17
7. Turnova 17
8. Bregallnica 16
9. Mlladosti 13
10. Metalurgu 12