Maqedoni

Kriza e refugjatëve e qetë pa probleme të theksuara

29.11.2015 17:20

Të qetë dhe pa probleme të mëdha. Kështu mund të përshkruhet gjendja me krizën e refugjatëve, një ditë pas incidentit që ndodhi mes policisë dhe migrantëve në kufirin jugor Maqedoni- Greqi...

Sot përgjatë këtij kufiri vazhdon të vendosen telat e gardhit kufitar, të ketë kontrolle të mëdha, të regjistrohen dhe të lëshohen vetëm migrantët ekonomikë të cilët vijnë nga zonat e luftës.
 
Ata që ndodhen në Qendrën e përkohshme pranuese në Gjevgjeli, presin për të udhëtuar me tren, dhe deri më tani nuk ka probleme të theksuara. Institucionet e vendit për çdo ditë janë të drejtuara para sfidës botërore, menaxhim sa më të suksessheshëm të situatës.                  
 
“Unë u bëjë thirrje autoriteteve greke që të jenë sa më profesionistë dhe më kolegjial gjatë punës së tyre, sepse dje ndoshta ne ishim të sulmuar nga refugjatët, ndërsa neser mund të jenë ata. Andaj mendoj se profesionaliteti dhe kolegialiteti i përbashkët janë  mënyra e vetme  e veprimit tonë në raste të tilla”, shprehet kryetar i sindikatës së policëve Tihomir Kimovski.
 
“Përveç kokëdhimbje standarde dhe ftohje , për diçka tjetër nuk ankohen refugjatët”, shprehet Magdalena Jakimovska nga Kryqi i Kuq.
 
Mijera migrantë mbeten të bllokuar pranë kufirit  me Greqinë si pasojë e reduktimit të hyrjes së tyre me vendosjen e gardhit kufitar ndërmjet këtyre dy shteteve.
 
Autoritet e vendit u japin përparësi dhe i lëshojnë migrantët të cilët vijnë nga  Siria, Iraku dhe Afganistani, ndërsa të tjerët mbeten të ndaluar nga e forcat policore të Maqedonisë dhe  të Greqisë.
 
Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov i cili dje ishte në vizit të ushtarëve të lënduar bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes tha se Maqedonia po angazhohet për humanizëm  dhe sigurin e vendit.        
                                        
“Maqedonia ka të drejtë dhe obligim të mbrojë vendin dhe të kujdesët për sigurinë e vendit dhe njëkohësisht ka të drejt t’ju ndihmojë partnerave në Evrop. Humanizmi dhe siguria nuk ndahen, ato shkojnë bashkë, dhe për ne kjo është  shumë me rëndësi. Ne do të vazhdojmë të kujdesemi për sigurin e vendit dhe për humanitetin që po e bëjm”, shprehet ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov.
 
Përndryshe ushtarët e lënduar në incidentin e djeshëm me refugjatët janë në  gjendje stabile shëndetësore dhe janë të lëshuar në kurim të mëtejshëm shtëpiak.
 
Ata pësuan si pasojë e revoltit të migrantëve ekonomik të cilët lëshoheshin selektivisht të transitohen përmes vendit.
 
Sipas të dhënave të MPB-së në Tabanocë brenda 24 orëve të fundit me tren janë larguar githësej 3 mijë e 663 persona, ndërsa 600  të tjera presin të fillojnë  udhëtimin gjatë kësaj nate.
 
Në anën greke ka  rreth 2 mijë migrantë ekonomikë të cilët deri tani janë të qetë.
 
REXHEP QAMILI