Maqedoni

Gruevski i bën thirrje Spasovskit të hetoj aferën e letërnjoftimeve, nëse ska dëshmi të kërkoj falje

29.11.2015 17:24

Kryeministri Nikolla Gruevski i bën thirrje Ministrit të ri të brendshëm Oliver Spasovski të hetoj rastin e aferës së 30 mijë letërnjoftimeve të falsifikuara...

Kryeministri Nikolla Gruevski i bën thirrje Ministrit të ri të brendshëm Oliver Spasovski të hetoj rastin e aferës së 30 mijë letërnjoftimeve të falsifikuara, të prezantoj rezultate konkrete nga hetimet e bëra dhe nëse ka dëshmi të njëjtat t’i dorëzoj para organeve gjyqsore.
 
Gruevski kërkon nga Spasovskit të hetojë rastin në fjalë me ç’rast njëherë përgjithmon, do të vërtetohet a ka pasur apo jo falsifikim me letërnjoftime në Maqedoni.
 
Në rastë se nuk ka ndodhur një gjë e tillë, Gruevski u bën thirrje LSDM-së dhe Oliver Spasovskit, të kërkojnë falje për gënjeshtrat e bëra deri më tani në opinion. 
 
“I bëj thirrje Oliver Spsovskit që gjatë  këtyre javëve të bëjë hetim të plotë dhe të del me rezultate konkrete nga hulumtimi i bërë dhe të shihet qartë se a ka pasur me të vërtet  falsifikim të letërnjoftimeve, kush i bërë ato, dhe sa letërnjoftime janë falsifikuar. Në qoftëse me të vërtet ka ndodhur një e tillë, të denohet autori i kësaj vepre, nëse jo, LSDM të kërkoj falje që e ka gënjyer opinionin gjatë gjith kësaj periudhe. Unë si kryeministër do ta ndjek punën e ministrit dhe i bëj thirrje atij që gjithçka që do të zbulojë të dorëzojë para organeve gjyqësore”, shprehet kryeministri Nikolla Gruevski.
 
Ndërkohë, Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski dje gjatë një vizite në kampin e refugjatëve  në Gjevgjeli tha se është më me rëndësi afera e letërnjoftimeve të zbërthen thelbin se në çfarë mënyre dhe kush i ka keqëpërdorur letërnjoftimet e falsifikuara.        
   
“Espkertiza është bërë, dhe është konstatuar se ato letërnjoftime nuk janë origjinale, por janë  letërnjoftime të falsfikuara. Tash jemi duke vepruar në bazë të urdhërave tjera që janë dhënë nga prokuroria publike. Nuk është mirë të kemi hetim vetë sa për të pasur që në të kaluarën ka ndodhur me MPB-n , por duhet patur hetim cilësor i cili do të përgjigjet pyetjeve se kush e ka bërë falsifikimin e  leltërnjoftimeve, a janë dhe në çfarë mënyrë kanë qenë të përdorura këto letërnjoftime”, shprehet ministri i punëve të mbrendshme Oliver Spasovski.
 
Afera e 30 mijë  letërnjoftimeve të  falsifikuara u publikua në magazinën “Fokus”  duke treguar se në një lagje të Shkupit është bërë falsifikimi i këtyre letërnjoftimeve. 
 
REXHEP QAMILI