Botë

30 ditë paraburgim ish liderit të Vetëvendosjes Albin Kurtit

29.11.2015 17:37

Gjykata themelore e prishtinës I ka caktuar 30 ditë paraburgim ish liderit të vetëvendosjes Albin Kurtit...

Gjykata themelore e  prishtinës I ka caktuar 30 ditë paraburgim  ish liderit të vetëvendosjes Albin Kurtit,I cili dje u arrestua pas protestes së opozitës për të kundërshtuar asociacionin e komunave serbe dhe demarkacionin me Malin e zi.

Pas arrestimit të kurtit ka reaguar lideri I vetevendisjes Visar Ymeri I cili ka vlersuar se bastisja e djeshme nga ana e policisë në selin e vetëvendosjes dhe arrestimi I deputeteve opozitar janë veprime të një pushteti diktatorial.

Ai tha se “Manifestimi e frikësoi pushtetin. Marrëveshjet kriminale me Serbi e me Mal të Zi, dje e panë fundin e tyre dhe pushteti e përdori policinë. Pushteti tregoi që është jo vetëm shtet policor, por pushtet policor. Veprimet te zyrat e Vetëvendosjes kanë simbole të shtetit autoritar që po shkon në diktaturë. Asnjë dokument nuk kanë pasur policia për bastisje”, ka thënë mes tjerash Ymeri.

Edhe dy prartit tjera opozitare AAK dhe NISMA kan kundershtuar ashpër arrestimin e Albin Kurtit në ditën e 28 nëntorit, duke kërkuar që pushteti të heq dorë nga arrestimi I opozitës, siq ka ndodhur edhe me pare me deputetën e opozitës Donika Kadaj Bojupi.

Partit në pushtet LDK dhe PDK kan preferuar më shum të meren me atë se sa ishte masiv tubimi I djeshëm I opozitës,ndërsa arrestimin e kurtit e kan vlerësuar si pun të policisë dhe gjyqësorit derisa presidentja e kosovës Atifete Jahjaga edhe njëher ka ftuar partit politike që edhe njëher ti kthehen dialogut duke vlerësuar se ajo do të ishe rruga më e mire për kosovën.

Ndryshe krahas arrestimit te Albin Kurtit dhe Donika Kadaj Bojupi policia është vënë në kërkim edhe të dy deputetëve të tjerë të opozitës, ndërsa mbrëm ka arrestuar edhe rreth 90 aktivistë të vetëvendosjes me arsyetimin se kan penguar punën e policisë.

GYLTENE SINANI