Maqedoni
Grabitet qarkullimi ditor nga një klub për lojra të fatit në Shkup
29.11.2015 17:54
Gjithsej 51.000 denarë janë vjedhur dje në mbrëmje nga një automat për lojëra në Shkup, njoftoi policia...

Vjedhjen e ka kryer një person i maskuar i cili rreth orës 19:30 ka hyrë në klubin në rrugën "Naum Naumovski Borçe" dhe me armë i është kërcënuar të punësuarës, duke i dhënë qese ta vendosë fitimin ditor. Pasi ajo i ka vendosur paratë, plaçkitësi e ka braktisur vendin e ngjarjes dhe është nisur në drejtim të panjohur.
Ndërmerren masa për zbardhje të tërësishme të ngjarjes dhe gjetjen e autorëve./mia
