Maqedoni
Vjedhje e rëndë në Kumanovë
29.11.2015 18:25
Stoli ari dhe argjendi me vlerë prej 18.500 eurosh dhe zbukurime të tjera me vlerë prej 6,500 eurosh janë vjedhur mbrëmë në një shtëpi private në Kumanovë...

"Siç njoftojnë nga policia, grabitja është bërë nga tani për tani person të panjohur që në periudhën prej orës 20:30 deri më 22.18 me forcë, përmes ballkonit, ka hyrë në shtëpinë pronë e A.A.
Autori e ka hapur dritaren nga dhoma e gjumit, ka hyrë brenda dhe pas kontrollit të shtëpisë ka marrë një valixhe në të cilën ka pasur vathë, perla, byzylykë, varëse, unaza, ora, stoli argjendi dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Po merren masa për gjetjen e tij./mia
