Botë

Merkel: Marrëveshja me Turqinë do të sjellë rregull në fluksin e migrantëve

29.11.2015 19:06

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se marrëveshja midis BE-së dhe Turqisë do ta ndihmojë fluksin migrues që të vendoset në një kornizë juridike...

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se marrëveshja midis BE-së dhe Turqisë do ta ndihmojë fluksin migrues që të vendoset në një kornizë juridike, në vend të fluksit të pakontrolluar momentalisht. 
 
"Pjesa bazë e këtij plani  për veprim midis BE-së dhe Turqisë do të jetë se si të mundemi ta ndryshojmë migrimin ilegal në migrim legal, si të mundemi që ta përmirësojmë pozitën e refugjatëve brenda në Turqi", tha Merkel. 
 
Kryetari i KE-së Zhan Klod Junker gjithashtu para takimit theksoi se BE-ja duhet që të arrijë marrëveshje me Turqinë për zgjidhjen e krizës migruese. 
 
"Vetëm ne së bashku mund ta ndalojmë fluksin e migrimit. Na duhet marrëveshje me Turqinë", tha Junker. 
 
Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk tha se asnjë marrëveshje me Turqinë nuk do të jetë e mjaftueshme, që Evropa të ballafaqohet me krizën më të rëndë migruese pas Luftës së Dytë Botërore nëse Unioni nuk i kontrolln  me rreptësi kufijtë e jashtëm./mia