Ditë të hapura të Regjistrit qendror

30.11.2015 09:27

Regjistri qendror i Republikës së Maqedonisë organizon Ditë të hapura në zyrat e regjistrimit nëpër shtet...

Aksioni fillon sot nga Shtipi dhe Koçani.

Ditët e hapura do të vazhdojnë nesër në Strumicë dhe Gjevgjeli, të enjten më 3 dhjetor në Berovë dhe Dellçevë, të premten në Veles, më 7 dhjetor do të jenë në Prilep dhe Kërçovë, më 9 dhjetor në Tetovë dhe Gostivar, më 10 dhjetor në Manastir dhe Resnje, më 11 në Kavadar dhe Negotinë, më 14 dhjetor në Shkup dhe Kumanovë dhe më 15 dhjetor në Ohër dhe Strugë.

Në kuadër të aksionit ekipe të Regjistrit qendror do të jenë në disponim të informojnë për ndryshimet në rregullativën ligjore, si dhe përgjigjen në të gjitha çështjet e hapura të qytetarëve.

Ky është aksioni i tretë i Regjistrit qendror të Republikës së Maqedonisë. (mia.mk)