Shpallja e pesë biznes planeve më të mira për sipërmarrës të rinj

30.11.2015 09:38

Në organizim të Ministrisë së Ekonomisë sot do të mbahet manifestimi i tretë për shpalljen e pesë biznes planeve më të mira në suaza të projektit - Organizimi i garës së biznesit "Bëhu perspektiv, filloje biznesin tënd"...

Manifestimi ka për qëllim nxitjen e frymës sipërmarrëse mes të rinjve, përmes përgatitjes së sipërmarrësve të rinj dhe studentëve për fillimin e biznesit personal.

Para të pranishmëve do të mbajë fjalim ministri i Ekonomisë Bekim Neziri, i cili njëkohësisht edhe do t'i ndajë vauçerët për pesë biznes planet më të mira për vitin 2015.

Në ngjarje do të jenë edhe Vullnet Ameti, rektor i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Zamir Dika, rektor i Universitetit të Evropës Juglindore dhe Velimir Stojkovski, rektor u Universitetit "Shën Cirili e Metodi" - Shkup. (mia.mk)