Një delegacion qeveritar për vizitë në Ministrinë e Shëndetësisë
Një delegacion qeveritar, i udhëhequr nga ministri i Ekonomisë Bekim Neziri, zëvendës-kryeministri Fatmir Besimi dhe deputetja Vjollca M. Nuredini do të zhvillojnë vizitë pune në Ministrinë e Shëndetësisë, ku do të takohen me sekretarin shtetëror, Nasuf Ipçe...

Në takim, i cili do të mbahet në ora 12:30, delegacioni do të njoftohet nga sekretari shtetëror Ipçe, me projektet që janë realizuar nga ky dikaster gjatë viteve 2014 dhe 2015 si dhe projektet që janë në vijim e sipër.
Në takim do të jenë të pranishëm edhe 24 drejtorët shqiptarë të klinikave të Shkupit, ndërsa pas takimit do të ketë deklarata për media.
Në orën 13:30 minuta delegacioni qeveritar do të viziton Klinkën e syve, me ç'rast do të njoftohet me metodat e reja të intervenimeve që kjo klinikë zbaton. (mia.mk)
