"Festivali poster Shkup" i tetë në Qendrën Kulturore për të Rinj

30.11.2015 10:05

Në Qendrën Kulturore Rinore sot do të hapet ekspozita e posterëve nga Konkursi i 8-të studentor ndërkombëtar me temë "Të gjithë për njerëzit me hendikep" (Enabled for Disabled)...

Ekspozita mund të vizitohet deri më 5 dhjetor.

Do të prezantohen edhe vepra të fituesve nga konkursi i shtatë i vitit të kaluar (Disejn për paqe), si dhe vizatime fëmijësh nga punëtoria e shtatorit nën mentorimin e disenjerit të ri nga Polonia, Jan Bjatelik.

Në suaza të "Festivalit poster Shkup", prej sot deri më 5 dhjetor në Shkup do të marrin pjesë disenjerë të njohur grafik prej më shumë vendeve. Nesër ligjerata do të mbajnë anëtarët e jurisë ndërkombëtare, të cilët do të përfshijnë tema si: projekte me karakter kulturor, plakatë sociale, por edhe projekte komerciale të cilat janë pjesë nga portofolia e tyre, prezantime si zhvillohen disenj projektet nga ideja deri në realizim dhe prezantim me temën "Disenji rus".

Përmbajtje e re e "Festivalit poster Shkup" do të jetë ekspozita e veprave të njohura më të rëndësishme dhe ndërkombëtare të anëtarëve të jurisë. Gjatë festivalit do të prezantohet zgjedhja e veprave nga Gramlish, Xhurovski, Poç, Bankov dhe Trioksler. (mia.mk)