Ekspozitë “Ballafaqimi me të kaluarën – Guximi qytetar në kohë të vështira”

30.11.2015 10:08

Institutii Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, Qendra Memoriale e Holokaustit të Hebrenjve nga Maqedonia, Instituti i Historisë Nacionale në Shkup, Komuniteti Hebre në RM dhe Forumi ZFD, organizojnë ekspozitë me temë: “Ballafaqimi me të kaluarën – Guximi qytetar në kohë të vështira”...

Përmes kësaj ekspozite me fotografi dhe dokumente të shumta, për herë të parë do të pasqyrohen realitetet e bashkëpunimit mes komuniteteve në Maqedoni, në rrafshin human, para gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore.

Në eveniment do të flasin ambasadorja e Gjermanisë, Kristine Althauzer, drejtori i USAID-it, James Stein, etj., ndërsa do të marrin pjesë intelektualë, ministra, deputetë, drejtues të institucioneve dhe kori diplomatik i akredituar në Maqedoni. (mia.mk)