Botë

Procesi i paqes me Palestinën, Izraeli pezullon kontaktet me BE-në

30.11.2015 10:40

Izraeli pezulloi kontaktet diplomatike me BE-në lidhur me procesin problematik të paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve...

Ky vendim vjen si protestë ndaj vendimit të grupit për etiketimin e produkteve të prodhuara në kolonitë izraelite në Bregun Perëndimor dhe territoreve të tjera të pushtuara nga Izraeli. 
 
Kryeministri, Benjamin Netanyahu, thotë se kontaktet me organizmat e BE-së dhe përfaqësuesit e tyre do të vazhdojnë të qëndrojnë të pezulluara deri në një rivlerësim të ri nga qeveria izraelite.
 
Ende nuk dihet se cilat institucione do të preken prej këtij vendimi.
 
Ai vjen pas një jave tensionesh diplomatike në rritje me BE-në, bllokimit masiv të tregtisë, që ka pasur si synim të ushtrojë presion ndaj Izraelit, që po vazhdon zgjerimin e vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor.