Mobilizohet policia e Kosovës, rrethon objektet e Qeverisë dhe Kuvendit (FOTO)
30.11.2015 11:16
Një orë para mbajtjes së mbledhjes së Seancës së Kuvendit të Kosovës, Policia ka nisur përgatitjet...

Institucionet e Kosovës, gjegjësisht Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës janë rrethuar nga forcat e shtuara të policisë.
Të gjitha këto përgatitje nisën një orë para fillimit të mbledhjes së Seancës së Kuvendit të Kosovës.

Rreth ndërtesës së Qeverisë së Kosovës dhe Kuvendit, tashmë po shihen forca të Policisë.
Institucionet e rrethuara mund të shihen edhe në fotot e mëposhtme, të siguruara nga Kosovapress.

Edhe KFOR-i në Kuvendin e Kosovës
Përveç shumë automjeteve të Policisë së Kosovës, në oborrin e Kuvendit të Kosovës janë parë edhe dy vetura të KFOR-it.

