Vuçiq merret në pyetje nga Policia, i nënshtrohet detektorit të gënjeshtrave
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë se kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar vetë që të merret në pyetje nga Policia dhe i njëjti i është nënshtruar një testi poligrafik të cilin e ka kaluar...

Ai ka thënë se Vuçiq me vullnet të plotë i është nënshtruar detektorit të gënjeshtrave në mënyrë që t’i përgjigjet akuzave nga tabloidi beogradas “Kurir” se ai dhe i vëllai i tij Andrej Vuçiq, së bashku me kryeredaktorin e “Informer”-it, Dragan Vuçiqeviq dhe drejtorin e përgjithshëm, Damir Dragiq “kanë tentuar ta bindin Aleksandar Korniqin, ish-drejtor i Kurir-it, për ta akuzuar rrejshëm pronarin e të njëjtit medium, Aleksanda Rodiq.”
“Aleksandar Vuçiq në mënyrë vullnetare i është përgjigjur pyetjeve, dhe të gjithave i është përgjigjur me një ‘jo’, derisa detekotir i gënjeshtrave tregoi se ai po e thoshte të vërtetë. Vuçiq nuk e ka takuar asnjëherë Korniqin dhe as që është ulur ndonjëherë me të në tavolinë”, ka thënë Stefanoviq.
Stevanoviq tha se për shkak të akuzave të publikuara në këtë gazetë, Vuçiq është pyetur nëse ndonjëherë e ka parë Aleksandar Korniqin, nëse e ka takuar apo nëse i ka ofruar para ndonjëherë, ndonjë post, apo ndonjë gjë tjetër në shkëmbim për deklarata të rrejshme.
Stevanoviq ka deklaruar se pajisja poligrafike tregoi se Vuçiqi tha të vërtetën.
“Është e ditur se gënjeshtrat rreth Vuçiqit ishin me qëllimin për ta destabilizuar vendin dhe se një hetim tjetër do të lansohet për ta kuptuar se kush dhe me çfarë qëllimi dikush lëshoi këso informatash”, ka thënë ministri i brendshëm. (KosovaPress)
