Skandali i përgjimeve, seanca e re e Komisionit Anketues
Në Kuvendin e Maqedonisë sot duhet të vazhdojë me punë Komisioni Anketues për skandalin mе përgjimin...

Komisioni mbajti mbledhje edhe të premten, për kur kryetari i Komisionit, Petre Shilegov, e paralajmëroi edhe ekspertin belg, Piter Vanhaute, i cili duhej të japë deklaratë për nenin 16 të Rregullores, që ka të bëjë me votimin e kryetarit.
Ai e anuloi mbledhjen për sot me arsyetim se ka ardhur deri, siç tha, përparim të rëndësishëm në harmonizimin e qëndrimeve në lidhje me Rregulloren. Qëndrimet mes deputetëve për dallimet thelbësore janë afruar, por ende nuk është arritur kompromis. Kontestues ishte votimi i kryetarit të Komisionit.
Në thelb dallime ka edhe për nenin 1, i cili ka të bëjë me atë që në bazë të cilave akte ligjore do të punojë Komisioni në lidhje me mënyrën dhe kohëzgjatjen e fjalimit të dëshmitarëve dhe për atë nëse do të ketë transmetim të drejtpërdrejtë të kanalit kuvendor të mbledhjeve të Komisionit Anketues.
