Maqedoni

Ambulantat dhe spitalet do të punojnë regullisht gjatë Ditës së drurit

30.11.2015 13:29

Ministria e Shëndetësisë informon se të mërkurën (2 dhjetor), kur do të mbahet aksioni "Dita e drurit"...

Ministria e Shëndetësisë informon se të mërkurën (2 dhjetor), kur do të mbahet aksioni "Dita e drurit", do të punojnë rergullisht të gjitha institucionet publike shëndetësore në shtet dhe do të realizohen të gjitha kontrollimet dhe intervenimet e caktuara për çka edhe i ka njoftuar institucionet shëndetësore.
 
Të gjithë kontrollimet e caktuara në ambulantat specialistike-konsultative, kabinetet për incizime dhe procedura të tjera diagnostike, si dhe për intervenimet e caktuara kirurgjike nuk do të shtyhen, dhe për atë qëllim institucioneve u është urdhëruar t'i ndërmarrin të gjitha masat organizative këto kontrolle dhe intervenime të kryhen pa pengesë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
 
Sipas të dhënave nga Sistemi nacional për evidenca eletronike në shëndetësi "Termini im", është konstatuar se në atë ditë tashmë janë caktuar mbi 8.000 pacientë në termin të rregullt për kontrolle dhe mbi 500 intervenime kirurgjike.
 
Në interes të pacientëve është që kontrollet dhe intervenimet  të bëhen në ditën kur janë caktuar, me qëllim të marrjes me kohë të shërbimit të nevojshëm shëndetësor. Përndryshe, shërbimet e tjera në institucione të cilat nuk janë tëp lidhura me terminet e caktuara, do të kyçen në aksionin Dita e drurit dhe këtë ditë plotësisht do ta punojnë, në pajtim me udhëzimet nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, thekson Ministria e Shëndetësisë.