Botë

Konferencë për ndryshime klimatike, në Paris mblidhen 150 liderët botërorë

30.11.2015 14:04

Konferenca e Parisit për ndryshime klimatike 2015 ka mbledhur 150 liderët botërorë për të diskutuar mbi politikat që duhet ndërmarrë në drejtim të përgjigjes ndaj ndryshimeve klimatike globale...

Me këtë rast kryetari i SHBA-ve, Barak Obama, në fjalimin hyrës të tij ka kërkuar nga liderët botërorë që të korrespondojnë me të vërtetën që shkaktojnë ndryshime klimatike në planet. Ai mes tjerash ka thënë se kur bëhet fjalë për mbrojtjen dhe zhvillimin e  natyrës, nuk ekzistojnë konflikte. 
 
Ndërkaq, kryetari i Francës, Fransoa Hollande, nikoqire e samitit KOP21, ka kërkuar nga liderët botërorë të gjejnë një marrëveshje obligative për të arritur qëllimin e kushteve që mbrojnë ambientin, apo, siç kërkohet, e ashtuquajtura “teknologji të pastra”.
 
“Ndjenjat pozitive, deklaratat dhe qëllimet nuk janë të mjaftueshme. Jemi në kufi me shpërbërje. Parisi duhet të jetë një pikë hyrëse për një ndryshim të thellë”- deklaroi kryetari i Francës, Fransoa Hollande.
 
Në Samitin e Parisit ka marrë pjesë edhe presidenti i vendit, Gjorge Ivanov. Në këtë drejtim Maqedonia është nënshkruese e Konventës së Kombeve të Bashkuara për ndryshime klimatike, si dhe e Protokollit të Kjotos.
 
Në këtë samit pritet që pas 20 vitesh negociata me Kombet e Bashkuara të miratohet marrëveshja ndërkombëtare obliguese ligjore për luftë kundër ndryshimeve klimatike, qëllimi i së cilës është ngrohja globale të mos jetë më e madhe se 2 gradë celsius.
 
Konferenca është mbajtur nën masa të rrepta sigurie, ku Franca për sigurimin e 24000 pjesëmarrëse, ndër to edhe 3000 gazetarë, ka angazhuar 15000 trupa nga forcat e sigurisë.
 
Ne kryeqendrën franceze  gjithashtu që nga mbrëmja e djeshme po mbahen protesta të fuqishme kundër ngrohjes globale.
 
Policia dje ka përdorur edhe gaz lotsjellës me qëllim të largimit të demonstruesve. Protesta me rastin e Samitit për  ndryshime klimatike po mbahen gjithsej në 157 shtete në botë.
 
NERMIN MULAK-FEJZULLAHU