Botë
Sinjar, 3 varre masive në ish-zonën e kontrolluar nga ISIS
30.11.2015 16:08
Zyrtarët kurdë kanë zbuluar tre varre të tjera masive në Sinjar, ku forcat kurde, të mbështetura nga sulmet ajrore, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, dëbuan militantët e “Shtetit Islamik”...

Ky zbulim e çon në 5 numrin e vendeve ku janë gjetur rreth 200-300 trupa viktimash.
Ekspertët thonë se gërmimet dhe identifikimi i trupave mund të kërkojë muaj.
Banorët e Sinjarit kërkojnë një proces identifikimi më të shpejtë dhe ndihmë në rindërtimin e qytezës, pjesa më e madhe e së cilës është bërë e pabanueshme pas shumë përleshjeve dhe sulmeve ajrore.
Varret masive të gjetura këtë fundjavë besohet të përmbajnë 80-100 trupa.
Një nga varret, në afërsi të qendrës së qytezës, përmbante rreth 78 trupa femrash, ndërsa një tjetër varr, rreth 15 km larg të parit, përmbante rreth 50-60 trupa meshkujsh, femrash e fëmijësh.
Grupi i “Shtetit Islamik” e kishte pushtuar Sinjarin gjatë verës së vitit 2014.
