Papa Françesku viziton xhaminë në Bangui: të krishterët dhe myslimanët janë vëllezër

30.11.2015 16:13

Papa Françesku, gjatë vizitës në Afrikën Qendrore, iu drejtua besimtarëve të mbledhur në një xhami të kryeqytetit me mesazhin se të krishterët dhe myslimanët janë vëllezër...

Ati i shenjtë po fliste përpara myslimanëve që kanë kërkuar strehim në Bangui pas gati tre vitesh dhunë ndërfetare. Besimtarët duhet të jenë të bashkuar, ishte këshilla e Françeskut, që në tempullin islamik këmbënguli që t’i thuhet “jo” dhunës në emër të Zotit.

Vizita në xhami ishte ndoshta pjesa më e vështirë e turit afrikan të kreut të kishës katolike. Rrugëtimin e tij në Afrikë, Papa argjentinas do ta përmbyllë pikërisht me një meshë në Bangui, ku për shkak të luftimeve një pjesë e mirë e myslimanëve kanë zgjedhur ta lënë kryeqytetin.

Megjithatë, rreth 15.000 ndjekës të besimit islam kanë mbetur në një zonë të quajtur PK5, të rrethuar nga paraushtarakë të krishterë të armatosur.