Përleshje në Turqi, vritet avokati kurd gjatë fjalimit
Një avokat kurd dhe aktivist i njohur, i cili u përball me akuza penale për mbrojtjen e rebelëve kurdë, është qëlluar në kokë për vdekje në Turqi...
Tahir Elci, 49 vjeç, u qëllua nga një plumb gjatë përleshjeve mes policisë dhe disa njerëzve të armatosur teksa ai mbante një fjalim ku bënte thirrje për t’i dhënë fund dhunës mes shtetit turk dhe grupit të rebelëve kurdë. 2 policë gjithashtu mbetën të vrarë në juglindje të qytetit Diyarbakir të Turqisë, ku mbetën të plagosur 11 persona të tjerë.
Kryeministri, Ahmet Davutoglu, tregoi dy skenare të mundshme të ngjarjes: “ose Tahir Elci është kapur nga një plumb qorr, ose ka qenë një vrasje e paramenduar. Nëse është kjo e dyta, shihet qartë se ndaj kujt është sulmi. Sulmi është ndaj Turqisë. Është një sulm ndaj paqes dhe harmonisë në Turqi”. Kryeministri u betua se do të gjejë fajtorët dhe katër hetues po merren me çështjen.
Presidenti, Rexhep Taip Erdogan, tha pas incidentit se Turqia vazhdon të jetë e vendosur në luftën kundër terrorizmit.
