Maqedoni
Sindikata e Pavarur e Gazetarëve të Maqedonisë kërkon marrëveshje kolektive
30.11.2015 16:38
Rroga minimale për gazetarët të jetë rreth 20 mijë denarë, aq sa është rroga mesatare në shtet...

Rroga minimale për gazetarët të jetë rreth 20 mijë denarë, aq sa është rroga mesatare në shtet, kohën jashtë orarit që e punojnë gazetarët, kameramanët, fotoreporterët t’u paguhet, redaksitë të pyeten nëse pajtohen me emërimin e redaktorëve, të mbrohen të drejtat autoriale, të vendoset numri minimal i të punësuarve në një medium, të pengohet mobingu struktural, këto janë disa nga kërkesat që Sindikata e Pavarur e Gazetarëve të Maqedonisë i ka përfshirë në propozimin e tyre për marrëveshje kolektive për gazetarë dhe punëtorë medial.
“Pozicioni i Sindikatës në lidhje me lirinë e gazetarëve dhe lirisë së mediave është i qartë: përderisa gazetarët dhe punëtorët medial punojnë nën kërcënime se do të largohen nga puna, me degradime, me dënime, ata nuk do të prodhojnë prodhim të lirë, profesional dhe të balancuar”- deklaroi kryetarja e SPGM-së, Tamara Çausidis.
Çausidis thotë se pasi që jemi në një situatë ku profesioni ynë nënvleftësohet, diskreditohet, kanë përgatitur marrëveshjen kolektive me të cilën do të trokasin në derën e punëdhënësve për të rregulluar marrëdhëniet.
Gazetarët janë më të interesuar të punojnë në media të forta, të suksesshme dhe fitimprurëse, tha Causidis.
SANIJE KASAMI
