Botë

Putin nuk do të takojë Erdoganin

30.11.2015 18:00

Presidentit rus, Vladimir Putin, nuk do të takohet me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan...

Presidentit rus, Vladimir Putin, nuk do të takohet me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë Samitit për klimën në Paris, pasi Turqia ka refuzuar të kërkojë falje, ka deklaruar një zëdhënës i Kremlinit.
 
Takimi ishte kërkuar nga presidenti turk, Erdogan, i cili njëherit ka insistuar në qëndrimin se me rrëzimin e aeroplanit rus ushtria turke ka mbrojtur integritetin e saj. 
 
Ankaraja insiston se aeroplani rus ka fluturuar brenda hapësirës ajrore turke më 24 nëntor dhe i ka injoruar thirrjet para se të qëllohej. 
 
Kryeministri turk, Davutoglu, ka thënë se Ankaraja dëshiron që Rusia t’i rishqyrtojë sanksionet ekonomike kundër Turqisë, të imponuara më 28 nëntor nga ana e presidentit Putin.
 
Njëherësh, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Turqia dhe aleatët e NATO-s janë të shqetësuar për praninë e shtuar të ushtrisë ruse në rajon.