Ahmeti dhe Thaçi takojnë ndaras sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zanierin
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, është takuar me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zanieri...

Bashkëbiseduesit kanë diskutuar rreth situatës politike në Maqedoni, zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, analizën e Marrëveshjes së Ohrit dhe perspektivën euroatlantike të Maqedonisë.
Kryetari Ahmeti njoftoi sekretarin Zanieri për qëndrimet e BDI-së në lidhje me gjendjen aktuale dhe zbatimin e marrëveshjes për zgjidhjen e krizës, e cila nuk ka alternativë.
Obligimet e partive duhet të zbatohen dhe vendi t’i rikthehet agjendës euroatlantike, zgjidhjes së çështjes së emrit dhe mbylljes së kontesteve me fqinjët.
Ahmeti falënderoi OSBE-në për kontributin e dhënë ndër vite në Maqedoni dhe në veçanti për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përfshirë dhe analizën e këtij dokumenti paqësor, që rrjedh si obligim nga raporti i progresit të Komisionit Evropian, planit aksional dhe vendimit të qeverisë dhe dialogut të lartë paraqasës me BE-në.
Gjithashtu kryetari i BDI-së, Ahmeti, inkurajoi përfshirjen e OSBE-së në monitorimin e punës së prokurores speciale, por edhe në monitorimin e rasteve të ndjeshme gjyqësore për marrëdhëniet ndëretnike. Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zanierin, e takoi edhe lideri i PDSh-së, Mendu Thaçi.
