Botë

Asad: Midis refugjatëve sirianë ka edhe terroristë

30.11.2015 21:03

Midis refugjatëve sirianë, të cilët po çajnë rrugën drejt Evropës, ka edhe terroristë, deklaroi presidenti sirian Bashar al Asad...

Midis refugjatëve sirianë, të cilët  po çajnë rrugën drejt Evropës, ka edhe terroristë, deklaroi presidenti sirian Bashar al Asad në një intervistë për Televizionin e Çekisë,  nga e cila sot u transmetuan disa pjesë, transmetojnë mediat britanike. 
 
Të pyetur nëse evropianët duhet që të kenë frikë nga refugjatët e Sirisë, Asad përgjigjet se "ata janë konfuzë. Shumica prej tyre janë sirianë të mirë, patriotë, por, kuptohet midis tyre ka edhe terrorist të instaluar. E kjo është e vërtetë"./mia