Kontrolle falas për shtatzënat me sigurim shëndetësor
Bëhet fjalë për masa të reja të Ministrisë së Shëndetësisë për avancim të shëndetit të grave shtatzëna dhe foshnjave...

Gratë shtatzëna të cilat kanë sigurim shëndetësor prej sot nuk do të paguajnë për kontrolle gjinekologjike dhe mikrobiologjike, analiza biokimike, duke e përfshirë edhe lindjen, si dhe për këshillim gjatë vizitës nga ana e shërbimeve patronazhe. Këto shërbime nga 1 janari i vitit të ardhshëm, falas do të mund t'i marrin edhe gratë pa sigurim shëndetësor.
Bëhet fjalë për masa të reja të Ministrisë së Shëndetësisë për avancim të shëndetit të grave shtatzëna dhe foshnjave.
Në të gjitha institucionet shëndetësore në shtet nuk do të paguajnë participim gratë shtatzëna, ndërsa për mjetet për participim do të drejtohen deri te Ministria e Shëndetësisë, e cila do t'i sigurojë nga buxheti personal.
Në kuadër të një sërë masave të reja të Ministrisë së SHëndetësisë, është edhe projekti "Vizitë shtëpiake", i cili parashikon që shërbimet patronazhe nga shtëpitë e shëndetit të vendosin theks në vizitën e grave shtatzëna nga grupet e rrezikuara sociale, siç janë gratë shtatzëna me shkallë të ulët të arsimit, gjegjësisht pa arsim ose me arsim fillor, si dhe gratë të cilat marrin asistencë sociale.
Numri i grave nga grupet e rrezikuara sociale në periudhë riprodhuese nga 16 deri më 49 vjeç në shtet është rreth 70.000. Ato do të këshillohen që të paraqiten tek gjinekologu amë dhe t'i bëjnë kontrollet e nevojsme falas, me prioritet të grave shtatzëna. Ky aktivitet fillon nga mesi i këtij muaji.
Ministria e Shëndetësisë këtë muaj fillon edhe me realizimin e projektit "Ambulancë gjinekologjike në rrota" i cili do të jetë i orientuar në mjediset rurale ku nuk ka gjinekologë amë. Fillimisht do të vizitohet rajoni i Berovës dhe fshatrat në këtë rajon me prioritet tek gratë pa arsim dhe vetëm me arsim fillor dhe grupet e rrezikuara sociale të cilat do të thirren në kontrolle gjinekologjike. Ambulanca mobile do të vazhdojë me punë gjatë gjithë vitit në rajonet e tjera në shtet.
Në kuadër të projektit "Specialisti ynë", informojnë nga Ministria, nëpër shtet ka të lira 12 ambulanca gjinekologjike nëër shtëpitë e shëndetit në të cilat do të shkojnë gjinekologë nga spitalet rajonale të rajoneve të tyre dhe do të kontrollojnë gra një herë në javë. (mia.mk)
