Mimi Kodheli sot në Kosovë
01.12.2015 09:31
Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë Mimi Kodheli bashkë me një delegacion të Ministrisë do të vizitojë sot Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës...

Programi i vizitës fillon në orën 10:15, me Ceremoni ushtarake për nder të ministres Kodheli, pas çka do të ketë një takim me homologun, ministrin Haki Demolli, që do të pasohet nga takimi i dy delegacioneve zyrtare.
Pas kësaj janë paraparë vizita në Qendrën për Studime Universitare (QSU) dhe në objektin e QSU-së, në kazermën “Adem Jashari”.
