Armata izraelite vrau një palestinez

01.12.2015 10:24

Armata izraelite sot kumtoi se ka vrarë një palestinez, i cili, siç thuhet, ka tentuar me thikë të therrë një izraelit në udhëkryqin e Bregut Perëndimor...

Gjatë incidentit nuk ka viktima në palën izraelite, por gjatë të shtënave më lehtë është lënduar një izraelit, kumtoi armata.

Ky është sulmi më i ri në serinë e sulmeve të cilat filluan nga mesi i shtatorit për shkak të tensioneve në Bregun perëndimor. Prej atëherë janë vrarë 19 izraelitë dhe së paku 99 palestinezë. (mia.mk)