Erdogan: Rusia të sjellë prova për akuzat ndaj Turqisë
Turqia ka kundërshtuar pretendimet e Rusisë se po bën tregti me naftë me grupin militant të “Shtetit Islamik”....

Turqia ka kërkuar që Rusia të sjellë prova për pohimet e saj se Ankaraja ka rrëzuar avionin ushtarak rus në kufi me Sirinë, për të mbrojtur tregtinë e saj të naftës me grupin militant “Shteti Islamik”.
“Nëse pretendoni diçka, duhet të sillni prova”- ka thënë presidenti turk, Recep Taip Erdogan.
Ai u është përgjigjur akuzave të presidentit rus, Vladimir Putin, i cili po ashtu ka thënë se incidenti i javës së kaluar ka qenë “gabim i madh”.
Turqia thotë se avioni ka hyrë në hapësirën e saj ajrore, por ky pretendim hidhet poshtë nga Moska.
Edhe Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se provat nga burime të Turqisë dhe të Shteteve të Bashkuara tregojnë se avioni ka shkelur hapësirën ajrore turke.
