Gjermani, qeveria miraton planin për luftën anti IS-IS

01.12.2015 12:17

Qeveria gjermane ka miratuar planet për t’iu bashkuar koalicionit ndërkombëtar që lufton grupin militant “Shteti Islamik” në Siri...

Mandati për të angazhuar deri në 1,200 ushtarë është miratuar sot nga ministrat, ndërsa duhet të miratohet edhe nga parlamenti.

Nuk është ende e qartë se kur do të diskutohet nga ligjvënësit, por koalicioni i kancelares, Angela Merkel, ka shumicën parlamentare dhe miratimi duket i sigurt.

Pas sulmeve terroriste në Paris, Merkel ka pranuar kërkesën e Francës për të ofruar mbështetje për operacionet e saj kundër “Shtetit Islamik” në Siri.

Gjermania planifikon të dërgojë në rajon avionë zbulues, avion cisterna dhe një luftanije, të cilat do të jenë në role mbështetëse, por nuk do të angazhohet në mënyrë aktive në luftime.