Belgjikë, frikë për sulme të tjera, Salah Abdeslam mund të jetë në Siri
01.12.2015 12:27
Detaje të reja kanë dalë rreth sulmeve terroriste në Paris...

Detaje të reja kanë dalë rreth sulmeve terroriste në Paris, përfshi edhe zërat se i dyshuari i arratisur, Salah Abdeslam, kishte blerë detonatorë në një dyqan fishekzjarrësh përpara sulmit dhe pretendimet nga një burim, se akoma më shumë sulme do të ndodhin, shkruan CNN.
Sipas mediave, Abdeslam kishte blerë 10 detonatorë nga një dyqan fishekzjarrësh në periferi të qytetit përpara sulmeve të 13 nëntorit.
Policia ka qenë në kërkim të francezit të lindur në Belgjikë që pas sulmeve, ku mbetën të vrarë 130 persona.
Shërbimet inteligjente franceze mendojnë se Abdeslam është arratisur në Siri. Megjithatë zyrtarët belgë nuk janë të sigurt. (Gazmend Rexhepi, TVM2)
