A po përdor Rusia armë kimike në Siri?
01.12.2015 13:31
Raporte të shumta pretendojnë se Rusia ka hedhur fosfor të bardhë vdekjeprurës gjatë sulmeve në veriperëndim të Sirisë, ndërsa fushata e saj intensive e bombardimeve ndaj ISIS vazhdon...

Përdorimi i armëve kimike është i ndaluar nga Konventa e Gjenevës, sepse është shumë toksike dhe arrin të djegë e shkrumbojë kockat e mishin e njeriut.
Fosfori i bardhë është përdorur nga ushtritë për të ndriçuar objektivat gjatë natës, apo si një perde tymi gjatë ditës. Pamjet shokuese të postuara në Twitter tregojnë qiellin që supozohet të jetë i mbushur me fosforin vdekjeprurës që hidhet në Raka.
Aktivistët i përshkruajnë sulmet ndaj civilëve si “krim lufte” dhe thonë se sulmet ajrore ruse kanë vrarë më shumë civilë se sa luftëtarë të ISIS-it.
