Futboll

Mposhtin liderin, bëhen liderë

01.12.2015 15:26

Gonzalo Higuain ka shënuar dygolësh mbrem për Napolin për ta ngritur ekipin e tij në krye të tabelës në Serie A, duke e mposhtur Interin 2-1 në San Paolo...

Higuain po shihet në Napoli si Diego Maradona i ri, kur legjenda argjentinase kishte sjellë titullin kampion aty në vitin 1990, derisa ky i mbremshmi ka shënuar golin e 12-të të stinorit në 14 ndeshje. 
 
Inter tërë pjesën e dytë e ka luajtur me 10 lojtarë në fushë, pasi që në minutën e 44-të të ndeshjes japonezi Nagatomo morri kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja. 
 
Por, Interi sidoqoftë kishte rastet e veta dhe ishte shumë afër barazimit të rezultatit, të cilën ia mohuan shtyllat, derisa ka regjistruar humbjen e dytë të stinorit, pas asaj ndaj Fiorentinës. 
 
Mbrojtësi i kombëtares Elseid Hysaj ka qenë për 90 minuta në fushë, derisa u ndëshkua me karton të verdhë te Napoli, derisa sulmuesi i ri i kombëtares që luan për Interin, Rey Manaj, nuk pati rastin që të paraqitej. 
 
Në xhiron e radhës, Napoli i shkon Bolognës si mysafir, derisa Interi pret Genoan në shtëpi.
 
Nderkaq me heret u takuan Sasulo - Fiorentina, ku skuadra e Paolo Sozes zhgënjen për të dytën ndeshje radhazi.
 
Skuadra vjollcë barazoi 1-1 në transfertë me Sassuolon, duke humbur një pozicion në klasifikimin e përgjithshëm të Serisë A.