Basketboll
Golden State fiton të 19-tën, bie San Antonio
01.12.2015 15:28
Golden State Warriors nuk njeh limite në këtë sezon të Nba...
Kampionët në fuqi koleksionuan fitoren e 19-të në po kaq takime duke zgjatur akoma edhe më tepër rekordin e tyre përsa i përket skuadrës me startin më të mirë të sezonit në të gjithë historinë e Nba-së.
Stephen Curry me shokë këtë herë dolën fitimtarë në transfertën e Salt Lake City, përballë Utah Jazz që rezistoi jo pak por në fund u dorëzua përballë më të mirëve me shifrat finale 103-106.
Tashmë objektivi i Warriors është thyerja e rekordit të Los Angles Lakers prej 33 sukseseve radhazi në sezonin e rregullt, për momentin Golden State është 10 fitore larg barazimit të këtij rekordi, pasi falë 4 sukseve rresht në fundin e sezonit të kaluar dhe 19 të këtij edicioni numëron 23 fitore radhazi.
Në triumfin përballë Utah ashtu si në 18 ndeshjet e kaluara Steph Curry ishte më i miri mbi parket për Ëarriors teksa koleksionoi në total 26 pikë 5 asiste dhe 6 rebaunde.
Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes spikat suksesi i Boston Celtics brenda në Florida përballë Miami Heat me shifrat 105-95.
30 pikët e realizuara nga Dyëane Wade ishin të pamjaftueshme për skuadrën e Eric Spoelstras, me Bostonin që për të arritur këtë sukses shumë të rëndësishëm iu fal paraqitjes së Avery Bradley-it.
Ndalet ecuria e pozitive e San Antonio Spurs. Skuadra e Gregg Popovich pas 5 fitoreve radhazi u mund në Ilionois nga Chicago Bulls me rezultatin e ngushtë 92-89.