Maqedoni

Një dhjetori-Dita Botërore Kundër Luftës HIV/SIDA, në vitin 2015 28 persona të infektuar me HIV/SIDA

01.12.2015 16:10

Në vitin 2015 në Maqedoni janë regjistruar 28 persona të infektuar me virusin HIV, ndërsa një person ka ndërruar jetë...

Personat tani më që janë të infektuar me HIV/SIDA janë të gjinisë mashkullore dhe janë të infektuar përmes kontaktit homoseksual.
 
Nga institucionet shëndetësore për Ditën Botërore Kundër Luftës së HIV/SIDA-s theksuan se nëse zbulimi është më i hershëm, atëherë trajtimit me terapi antiretrovirale është më i madh.
 
“Sa më herët të bëhet zbulimi i sëmundjes dhe sidomos tek personat më të rinj, mundësitë për shërim efikas me terapi antiretrovirale është më i madh. Tek ne për sëmundje infektive ka pajisje moderne diagnostike”- deklaroi drejtori, Xvonko Milenkoviq.
 
Ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë theksojnë se shteti po ndërmerr masa për vetëdijesim tek qytetarët, gjithashtu me vite funksionon program nacional për parandalimin e SIDË-s.  
 
“Në vitin 2015 programi kushtonte 22 milionë, prej të cilave 18 milionë janë për blerjen e terapisë antiretrovirale dhe testet dhe fondet e mbetura janë të destinuara për të nxitur dhe për edukimin e popullatës për HIV/AIDS, që do të thotë ligjërata në shkolla, broshura, pamflete etj”- theksoi këshilltarja në Ministrinë e Shëndetësisë, Jovanka Kostovska.
 
Në vitin 1987, për herë të parë është regjistruar rasti i parë me infeksionin HIV dhe deri më sot numri i të infektuarve ka arritur në 270, nga ata 161 jetojnë me këtë infeksion, ndërsa 124 prej tyre janë me terapi antiretrovirale. 
 
REJHANE BUSHI-METAJ