Maqedoni

Tetovë, Dita Ndërkombëtare e HIV/SIDA-s, nënshkruhet memorandum-bashkëpunimi për preventivë

01.12.2015 18:18

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sëmundjes së SIDË-s nënshkruhet memorandum-bashkëpunimi mes...

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sëmundjes së SIDË-s nënshkruhet memorandum-bashkëpunimi mes Komunës së Tetovës, Shoqatës “Hops” dhe Qendrës për Zhvillim dhe Përparim të Jetës Publike në Tetovë.
 
Sipas përfaqësuesve të shoqatave, Maqedonia ka shkallë më të vogël të SIDË-s në rajon dhe me nënshkrimin e këtij memorandumi Komuna e Tetovës obligohet në një farë forme që të fillojë aktivitetet për preventivë ndaj kësaj sëmundje në nivel lokal.
 
“Me këtë nënshkrim komuna në një farë forme obligohet që të fillojë aktivitete edhe atë prej sot në Tetovë këtë projekt e fillojmë në kuadër të projekteve për bashkëpunim ndërkufitar me Kosovën. Këtë e bëjmë se Maqedonia ka shkallë më të vogël të SIDË-s në rajon dhe prandaj aktivitetet e këtilla janë në këtë drejtim që të mbahet kjo shkallë e ulët”- deklaroi drejtori ekzekutiv i “Hopps”, Kristijan Janullovski.
 
Përfaqësuesi i komunës, Ahmet Qazimi, tha se Komuna e Tetovës i përkrah këto aktivitete që të vazhdohet shkalla e ulët e përhapjes së kësaj sëmundje. 
 
“Për mbajtjen e ulët të shkallës së SIDË-s duhet një qasje multidisiplinore dhe një qasje globale, dhe rëndësia është që ky projekt nënshkruhet në kuadër të IPA projekteve, që të ketë një qasje regjionale së bashku me qytetet tjera të përfshira në projekt dhe shpresojmë se me aktivitetet që do të ndërmarrë komuna do të ruhet numri i vogël i të prekurve nga SIDA”- tha sektori për veprimtari publike në Komunën e Tetovës, Ahmed Qazimi.
 
Por në Tetovë megjithatë shënojnë rritje personat që evidentohen si punëtorë seksual, u shpreh Borisllav Pavllovski nga Qendra për Zhvillim dhe Përparim të Jetës Publike në Tetovë. 
 
“Nga viti në vit kemi rritje të personave që përdorin drogë, edhe atë personat që marrin shërbimet tona janë 350 persona të evidentuar si narkomanë dhe 84 punëtorë seksual. Ky program ka filluar nga viti 2014 dhe numri është rritur qind për qind tek punëtorët seksual”- theksoi Borisllav Pavllovski nga Qendra për Zhvillim dhe Përparim të Jetës Publike në Tetovë.
 
HIV/AIDS është sëmundje që shkaktohet nga një virus për të cilin ende nuk është gjetur shërimi adekuat.
 
Mënyra më e mirë për parandalimin e kësaj sëmundje është edukimi shëndetësor. Në Maqedoni kjo sëmundje ka një shkallë më të ulët në rajon.
 
VISAR SADIKI