VMRO-DPMNE e dënoi deklaratën e Zaevit për mediat
Ndërkohë, VMRO-DPMNE në reagimin e konferencës për shtyp të kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, kërkoi që LSDM-ja dhe lideri i saj...

Ndërkohë, VMRO-DPMNE në reagimin e konferencës për shtyp të kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, kërkoi që LSDM-ja dhe lideri i saj t'i lënë bankat dhe mediat dhe të ndalojnë me kanosjet drejt secilit që nuk e ndan destruktivitetin e tyre.
Sipas VMRO-DPMNE-së, Zaev dhe LSDM-ja sot kanë manifestuar paturpësi dhe destruktivitet të paparë për ta hequr lirinë e shprehjes, duke i shpallur mediat si armiq dhe janë përpjekur që t'u hakmerren bujqve, pensionistëve, rasteve sociale dhe kategorive të tjera të qytetarëve përmes involvimit të drejtpërdrejtë në politikën afariste të bankave.
VMRO-DPMNE vlerëson se LSDM funksionon vetëm me maksimën "Sa më keq për shtetin dhe qytetarët, aq më mirë për LSDM-në". “Multimilioneri, Zoran Zaev, dhe LSDM sot i zbuluan qëllimet pas propozimit fashist të Ligjit për media. Mediat ishin armiq të Zaevit dhe LSDM-së, dhe prandaj partia është dashur të merret me ta. E turpshme dhe e pahijshme"- thuhet midis tjerash në reagimin e VMRO–DPMNE-së.
