Fillon me punë fabrika e kompanisë amerikane "Genterm" në Prilep
02.12.2015 09:32
Kompania amerikane "Genterm" sot do të fillojë me prodhimtari në fabrikën që e hapi në Zonën zhvillimore-teknologjike në Prilep...

Në fabrikë do të prodhohen klimatizues dhe rripa për automobilë, ndërsa hedhja në treg e produkteve do të realizohet në tregun evropian tek blerës si bentli, reno, bmw, porshe, fiat...
Në kapacitetin prodhues në 21.500 metra katrorë janë paralajmëruar 2.000 punësime. Vlera e investimit të kompanisë është rreth 20 milionë euro.
"Genterm" është kompani globale, me rritje të shpejtë e cila prodhon elektropajisje për rregullim të energjisë termike nëpër automobilë. Numëron gjithsej 9.000 të punësuar në kapacitetet në SHBA dhe Ukrainë, ndërsa në vit nga shitja realizon 800 milionë dollarë. (mia.mk)
