Tryezë e rrumbullakët për fëmijët me autizëm në arsimin fillor
Tryezë e rrumbullakët me temën "Fëmijët me autizëm në arsimin e rregullt fillor", do të mbahet sot në BE Info Qendrën në Shkup....

Tryezën e rrumbullakët do ta hapin avokati i popullit Ixhet Memeti, menaxherja e programit për arsim dhe barazi gjinore nga Deleacioni i Bashkimit Evropian në Shkup, Sofi Boman dhe ambasadorja e Austrisë në Maqedoni, Renate Kobler.
Hulumtimi i zbatuar nga Zyra e Avokatit të Popullit për "Perceptim të gjendjeve me realizimin e të drejtës së arsimit të fëmijëve me çrregullim të spektrit të autizmit në shkollat fillore", do ta prezantojë zëvendësavokatja e popullit, Vaska Bajramovska-Mustafa, ndërsa përvojën e Austrisë për këtë gjendje do ta transmetojë prof. Ernest Berger përfaqësues i Bordit të Ombudsmanit austriak.
Për "Aktivitetet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Byrosë për zhvillim të arsimit në raport të arsimimit të fëmijëve me autizëm", do të flasë Snezhana Tërpevska - këshilltare për edukim dhe arsimim të fëmijëve me nevoja të veçanta, derisa me temën Sfidat e procesit inkluziv në SHF "Gjorgjija Pulevski"-Shkup do të flasë Elizabeta Petroviq, mësimdhënëse dhe trajnuese kombëtare për inkluzion.
Tryeza e rrumbullakët mbahet në suaza të Tuining projektit të quajtur si "Promovimi i kompetencave të Avokatit të Popullit dhe përforcimi i kapaciteteve institucionale", ndërsa të cilin e zbaton Avokati i popullit në bashkëpunim me Zyrën e Bordit të Ombudsmanit austriak dhe Institutit për të Drejtat e Njeriut, Ludvig Boltcman. (mia.mk)
