Konferencë për rreziqet e sigurisë dhe rolin e forcave rezerviste

02.12.2015 09:56

Në organizim të Shoqatës "Klubi i gjeneralëve" për çështje aktuale nga sfera e sigurisë dhe mbrojtjes sot në Shtëpinë e ARM-së do të mbahet konferencë me temë "Kanosjet dhe rreziqet e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe roli i forcave rezerviste në ballafaqimin me të njejtat"...

Tema kryesore në sesionin plenar do të jenë kanosjet dhe rreziqet bashkëkohore, përvojat me ekzistimin, konceptin dhe përdorimin e forcave rezerviste tek fqinjtë tanë anëtarë të NATO-s, statusi i forcave rezerviste të ARM-së dhe realizimi i konceptit "Rezervë aktive", si dhe statusi i forcave rezerviste të MPB-së.

Në konferencë do të marrin pjesë gjeneralë të pensionuar dhe aktivë të ARM-së dhe eprorë të tjerë ushtarakë në Armatën e Republikës së Maqedonisë.

Shoqata "Klubi i gjeneralëve" është formuar në fillim të vitit 2012 me bashkimin e lirë të gjeneralëve të pensionuar të ARM-së të cilët ushtronin detyra në pozicione të larta. Qëllimi i saj fillestar është mbrojtja dhe avancimi i sigurisë dhe mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë. (mia.mk)