Gostivari me aktivitete për Ditën e drurit

02.12.2015 10:04

Me rastin e aksionit nacional "Dita e drurit-Mbille ardhmërinë tënde", komuna e Gostivarit do të inkuadrohet në këtë aksion me një sërë aktivitetesh...

Do të bëhet promovimi i fidanëve të mbjella dekorative në rrugën "Sedek Kostovski", përballë kompanisë "Jefuta", në Gostivar.

Ndërkohë, nxënësit dhe kuadri mësimor i shkollave të mesme të Komunës së Gostivarit me transport të organizuar do të shkojnë në vendin e ashtuquajtur "Çaçka" (në afërsi të restorant "Mond Bland"), ku dhe do të mbjellin fidanë të reje.

Po ashtu, në shkollat fillore të Komunës së Gostivarit, nxënësit dhe kuadri mësimdhënës do t’i bashkëngjiten aksionit duke mbjellë fidanë në oborret e shkollave të tyre. (mia.mk)