Në Dibër do të mbillen 10 mijë fidane të akacies së zezë

02.12.2015 11:06

Në suaza të aksionit "Dita e drurit, mbille të ardhmen tënde", në Dibër do të mbillen 10 mijë fidane të akacies së zezë, prej tyre rreth nëntë mijë në distriktin e fshatit Tatar Elevci, derisa të tjerat pranë Liqenit të Dibrës...

Drejtori i filiales të Pyjeve të Maqedonisë në Dibër, Rami Lata ka informuar se në aksion janë përfshirë  të gjithë të punësuarit nga filialja e Dibrës të Pyjeve të Maqedonisë, pjesëmarrës nga gjimnazi i Dibrës, qytetarë dhe të punësuar nga shumë institucione. Kushtet për zbatimin e aksionit, vlerëson ai janë të shkëlqyera.

Në shkolla nxënësit janë angazhuar në pastrimin e oborreve dhe mbjelljen e drunjve.

Aksioni zbatohet edhe në komunën Mavrovë-Rostushë, ku kryesisht mbillet në distriktin e fshatit Skudrinje, derisa në komunën Qendra e Zhupës në disa zona erozive. (mia.mk)