Rreth 300 persona nga Kosova kanë luftuar për Al Nusran dhe SHI-në

02.12.2015 11:19

Nga viti 2012, nga fillimi i përleshjes së armatosur në Siri, rreth 300 persona nga Kosova kanë luftuar në anën e organizatave terroriste Al Nusra dhe Shteti Islamik, tregojnë të dhënat e Policisë së Kosovës....

Nga këto organizata, SHI-ja është më tërheqëse për qytetarët e Kosovës dhe në përgjithësi për shqiptarët nga të gjitha pjesët e Ballkanit Perëndimor, ndërsa momentalisht në zonën luftarake ka edhe 80 shqiptarë nga Kosova, shton policia.

Sipas të dhënave të policisë midis 300 personave nga Kosova, ka pasur edhe gra dhe fëmijë, të cilët luftojnë në anën e terroristëve.

Midis terroristëve ka edhe 40 gra të cilat kanë udhëtuar së bashku me burrat e tyre, ndërsa disa prej tyre i kanë marrë edhe fëmijët e tyre.

"Vlerësohet se ka rreth 300 pjesëtarë të SHI-së nga Kosova, të cilët kanë udhëtuar të luftojnë në Siri dhe Irak. Midis tyre ka edhe gra dhe fëmijë. Sipas të dhënave tona atje momentalisht ka 80 persona", deklaroi drejtori i Drejtorisë për luftë kundër terrorizmit në Policinë kosovare, Luan Keka.

Ai shtoi se sipas të dhënave zyrtare rreth 50 qytetarë të Kosovës janë vrarë gjatë luftës, ndërsa pjesa më e madhe e tyre janë kthyer ose janë larguar nga zona e përleshjeve.

"Një numër i tyre u ballafaquan me procedra ligjore kur u kthyen në Kosovë", thekson Keka.

Ai shtoi se Policia e Kosovës nuk ka informata se nga zona e përleshjeve është kthyer Lavdrim Muhaxheri nga Kaçaniku, i njohur për krimet të cilat i ka kryer gjatë luftës në Siri.

"Kundër tij është shpallur arrest i kuq ndërkombëtar dhe ai kudo që të paraqitet me siguri do të arrestohet", tha Keka.

Sipas tij, qytetarët kosovarë grupeve terroriste iu bashkangjiten përmes Maqedonisë, të cilët nga aeroporti i Shkupit udhëtojnë për në Stamboll, ndërsa pastaj vazhdojnë për në Siri dhe në Irak.