MF në ekonomi ka kthyer 640 milionë denarë për 1.273 firma

02.12.2015 11:59

Ministria e Financave mbrëmë ka paguar 640 milionë denarë në bazë të kthimit të tatimit të vlerës së shtuar. Kthimi është bërë për 1.273 firma...

Nga Ministria e Financave informojnë se pagesa e kthimit të TVSH-së bëhet rregullisht, siç skadojnë urdhëresat për pagesë.

Sipas Ministrisë së Financave, prioritet është servisimi i rregullt dhe në kohë i obligimeve. (mia.mk)