Me Vizer nga Shkupi deri në Berlin, Kopenhagë dhe Bratislavë
Shkupi nga muaji mars do të lidhet me linjë direkte ajrore me Berlinin, Bratislavën dhe Kopenhagën. Fluturimet do t'i operojë kompania ajrore me buxhet të ulët Vizer...

Zgjerimin e rrjetit të saj në Maqedoni me tre rute nga Shkupi, kjo kompani me buxhet të ulët e paralajmëroi sot.
Vizer do ta lidhë kryeqytetin e Maqedonisë me Berlinin nga 21 marsi i vitit 2016, përderisa fluturimet e reja nga Shkupi deri në Kopenhagë dhe Bratislavë do të fillojnë të realizohen nga 22 deri në 28 mars.
Secila prej këtyre rutave do të zbatohet megjithatë dy herë në javë. Biletat për destinacionet më të reja të Vizer tani më janë në shitje dhe fillojnë nga 599 denarë.
Vizer operon nga aeroportet e Maqedonisë deri në 24 destinacione drejt 11 vendeve.
"Jemi të emocionuar që i paralajmërojmë tre ruta nga Shkupi deri në kryeqytetet e Danimarkës, Gjermanisë dhe Sllovakisë dhe jemi të bindur se edhe këto tre linja do të jenë të popullarizuara si 21 vendet tjera në rrjetin tonë të Maqedonisë, i cili vazhdimisht rritet. Biletat për rutat e reja tani më janë në shitje prej sot", thotë Tamara Meshvenueraxhe nga Vizer.
Vizer ofron mbi 390 ruta nga 22 baza, duke lidhur 115 destinacione nëpër 38 shtete. (mia.mk)
