Maqedoni

NATO: Vërtetojmë ftesën e kushtëzuar për Maqedoninë

02.12.2015 13:29

Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare në NATO, në suaza të Këshillit Veriatlantik...

Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare në NATO, në suaza të Këshillit Veriatlantik, sot e përsëritën politikën e dyerve të hapura të Aleancës dhe e vërtetuan ftesën e kushtëzuar për anëtarësimin e Maqedonisë nga Samiti në Bukuresht.
 
“Ne e vërtetojmë vendimin tonë të sjellë në Samitin në Bukuresht, në vitin 2008, dhe e përsëritur në disa samite me radhë, se NATO do t`i dërgojë ftesë Maqedonisë menjëherë pasi që do të arrihet një zgjidhje e përbashkët, e pranueshme rreth çështjes së emrit në Kombet e Bashkuara. Ne vazhdojmë që t`i intensifikojmë tentimet tona drejt atij qëllimi”- thuhet në deklaratën e ministrave të NATO-s për pjesën e Maqedonisë.
 
Në përfundimet nga takimi i sotëm, ministrat e NATO-s theksuan se e vërtetojnë përkushtimin e politikës së dyerve të hapura në pajtueshmëri me nenin 10 nga Marrëveshja e Uashingtonit.