Hungari-terrorizmi, një i arrestuar, planifikonte sulme me bombë
Një hungarez me nënshtetësi rumune është arrestuar nën dyshimin e planifikimit të një bombe në hapësirë publike në Ditën Kombëtare të Rumanisë...

Ai akuzohet për veprime kundër rendit kushtetues dhe tentim për vendosjen e lëndëve shpërthyese. Sipas hetuesve, Beke Istvan Atila, anëtar i një strukture nacionaliste ekstremiste me emrin "Njësia lëvizëse rinore", planifikonte shpërthimin e një eksplozivi të fuqishëm gjatë festës kombëtare. Ndaj tij ka një masë paraburgimi 30 ditor.
“Ndaj të akuzuarit rëndojnë dy akuza. Veprim në tentativë kundër rendit kushtetues dhe posedim të lëndëve shpërthyese të ndaluara me ligj. Këto veprime bien ndesh me Ligjin për parandalimin dhe luftimin e terrorizmit”- u tha nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit.
Atij ju gjetën 400 mjete piroteknike, pajisje elektronike për temporizim të impulseve elektronike dhe pajise ushtarake për vëzhgim gjatë natës, të cilat janë të ndaluara sipas Ligjit të posedohen nga individë. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
